Celebrities Gossip Showbiz

Kur gratë mbështesin njëra-tjetrën pavarësisht gjithçkaje, këtë ka bërë edhe Selena Gomez me Hailey Bieber!

Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka reaguar së fundmi përmes një video në Tik Tok ndaj intervistës virale të podcast-it të Hailey Bieber. Selena është shprehur se talljet janë të poshtra dhe neveritëse dhe u ka kërkuar njerëzve që të jenë të sjellshëm. 30-vjeçarja u rikujtoi fansave se fjalët kanë rëndësi dhe u shpreh falenderuese ndaj njerëzve që e dëgjuan. Në mënyrë indirekte, Selena adresoi urrejtjen që ka vërshuar ndaj Hailey-t që kur marrëdhënia e saj me Justin u bë publike.

Nuk është e drejtë dhe askujt nuk duhet t’i drejtoheni kurrë në mënyrën që kam parë. Shpresoj ta kuptoni se kjo është më madhore se gjithçka tjetër.

Ndërkohë, Hailey zbuloi në podcastin “Call Her Daddy”, se kishte folur me Gomez pas martesës me Justin Bieber në shtator 2018. Hailey gjithashtu në mënyrë indirekte iu drejtua fansave “Jelena”, duke sqaruar se ajo kurrë nuk e “vodhi” Justin-in nga Gomez. Modelja u shpreh se kjo gjë nuk është në karakterin e saj.

Rikujtojmë se së fundmi Hailey ka diskutuar për jetën e saj seksuale me bashkëshortin, Justin. E ftuar në podcastin “Call Her Daddy” modelja ka dhënë detaje për jetën intime të çiftit madje duke zbuluar edhe pozicionet e preferuara. Modelja u shpreh se si marrëdhëniet treshe nuk funksionojnë në çift duke thënë se:

Ne kemi punuar shumë për të qenë në hapësirën ku jemi tani dhe për t’i besuar njëri-tjetrit dhe ka një besim dhe lidhje kaq të bukur sa nuk mendoj se kjo është diçka me të cilën do të isha rehat.