Celebrities Showbiz

Kur të qenurit VIP nuk të ‘pin ujë’! Justin Bieber dhe Hailey nuk pranohen në restorant pasi nuk kishin bërë rezervim!

Fituesi i dy çmimeve “Grammy”, Justin Bieber dhe bashkëshortes së tij Hailey thuhet se iu refuzua hyrja dhe një tavolinë në restorantin italian “Carbone” në Greenwich Village të Manhatanit të premten e kaluar. Sipas mediave të huaja, ylli i popit dhe modelja u trajtuan si çdo klient tjetër që nuk kishin bërë më parë një rezervim.

Restoranti ka njoftuar në faqen e tyre se rezervimi duhet bërë 30 ditë më herët, pasi aktualisht nuk kishin asnjë tavolinë të lirë të dispozicion në çdo datë që është para afatit prej 30 ditësh. Pas kësaj, thuhet se Justin dhe Hailey shkuan në “Cipriani Socialista” ku nuk patën më një problem të tillë.

Ndërkohë, Justin Bieber nuk ka qenë në formën e tij më të mirë së fundmi, pasi ai njoftoi se do të shtyjë koncertet e tij të planifikuara për të martën dhe të mërkurën në ‘Scotiabank Arena’ në Kanada për shkak të sëmundjes së tij. Ai ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram se:

Nuk mund ta besoj që po e them këtë. Unë kam bërë gjithçka për t’u përmirësuar, por sëmundja ime po përkeqësohet. Më thyhet zemra që do të më duhet t’i shtyj këto shfaqje të ardhshme pas rekomandimit të mjekëve. Të gjithë fansat e mi, ju dua shumë dhe do të pushoj dhe do të përmirësohem.

Këngëtari i njohur kanadez Justin Bieber u ndalua të blente makina nga Ferrari për shkak të keqpërdorimit të tyre. Por, këngëtari i muzikës pop nuk i ka kushtuar shumë rëndësi kësaj. Madje ai tashmë i ka vënë sytë te një tjetër markë italiane. Por këtë herë nuk lidhet me makinat, por me motoçikletat.

Vespa, marka ikonë italiane, nuk ka dashur të humbasë rastin që ta ketë artistin e njohur në premierën e një prej produkteve të saj. Ylli ka kontribuar në dizajnimin e automjetit të tyre të ri, me ngjyrë të bardhë. Ky bashkëpunim do të mbështeste pasionin e këngëtarit kanadeze për Vespan. Në komunikatën e bërë nga kompania, ai ka deklaruar se prej vitesh është adhurues i motoçikletave.