Botë e Çuditshme Food & Drink Lifestyle

Ky artikull është për të gjithë ju që po kërkoni birrën e ëndrrave!

Po kërkoni birrën e ëndrrave tuaja? Dy studiues, Mohammad Majid al-Rifaie (Universiteti i Greenwich-it) dhe Marc Cavazza (Instituti Kombëtar i Informatikës i Tokios), tani janë gati të konkurrojnë edhe me prodhuesit e birrës. Dy studiuesit në fakt kanë eksperimentuar me rezultate të shkëlqyera një sistem të ri të bazuar në inteligjencën artificiale që ju lejon të krijoni receta të reja për birrën, bazuar në rezultatin që dëshironi të arrini dhe përbërësit në dispozicion.

Mjafton t’i jepni sistemit karakteristikat e dëshiruara të birrës (përqindja e alkoolit, ngjyra, intensiteti i shijes së hidhur, në versionet e ardhshme edhe vetitë e tjera si shkuma) dhe përbërësit në dispozicion. Inteligjenca artificiale prodhon shumë receta dhe vlerëson se cila do të japë rezultatin më të afërt me atë që dëshironi.

Dy shkencëtarët kanë aplikuar shkencën kompjuterike në prodhimin e birrës prej vitesh dhe propozojnë këtë zgjidhje për të ndihmuar fabrikat e birrës të krijojnë receta të reja, ose për të marrë të njëjtën pije duke ndryshuar përbërësit, duke reduktuar procesin e gjatë të testimit dhe shijimit që normalisht është i nevojshëm.

Rikujtojmë, se një pub në Mynih të Gjermanisë ka gjetur një mënyrë interesante për të tërhequr klientë e për të mos i zhvatur: në vend të parave, birrën mund ta paguash me një shishe vaj luledielli. “Kështu dalim të gjithë të fituar”, thotë pronari i lokalit, “pasi mund të siguroj furnizimin e mjaftueshëm për të skuqur e pjekur mishin e salsiçet gjatë të gjithë vjeshtës e dimrit, sidomos gjatë Oktoberfestit”.

Konsumimi i birrës është i zakonshëm në çdo bar apo restorant në mbarë botën, sidomos gjatë verës. Për të shoqëruar ushqimin në çdo kohë të ditës, birra është gjithmonë e përshtatshme. Po flasim për një pije të pasur me vitamina, proteina dhe antioksidantë. Në fakt, disa studime sugjerojnë se konsumimi i birrës ka përfitime për shëndetin kardiovaskular dhe të kockave. Por, gjithmonë flasim për konsum të moderuar dhe të përgjegjshëm, brenda një diete të ekuilibruar.