Celebrities Gossip Showbiz

“Ky burrë po më futet në shtëpi!”, Kim Kardashian e tmerruar nga përndjekësi i saj, merr urdhër mbrojtjeje

Kim Kardashian është marrë në mbrojtje nga policia, pasi po përndiqet nga një burrë, që sipas saj po përpiqet ti futet në shtëpi, pasi ka rënë kokë e këmbë në dashuri me të.

Avokati i yllit të “KUWTK”, Shawn Holley e dërgoi atë në gjykatë ditën e premte dhe mori një urdhër ndalimi të përkohshëm për të mbrojtur Kim nga një 32-vjeçar i quajtur Charles Peter Zelenoff, i cili thuhet se e ka ngacmuar për muaj me radhë.

Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga TMZ, Kim pretendon se djali vazhdon të këmbëngul në lidhje me dëshirën e tij për të patur një marrëdhënie fizike me të dhe ai ka shumë tentativa shqetësuese në lidhje me përpjekjen për të hyrë në shtëpinë e saj.

Në dokumente, Kim thotë se djali ka filmuar video jashtë cepit të pronës së saj dhe ajo pretendon se ai po irritohet gjithnjë e më shumë nga fakti që nuk mund të hyjë brenda. Teksa thotë se ka frikë nga përndjekësi i saj pasi ai ishte në gjendje të gjente shtëpinë e saj, kur ajo kurrë nuk e ka treguar adresën e shtëpisë së saj.

Kim është e prerë, Kur është pyetur për marrëdhënien e saj me djalin, përgjigja e saj ishte vetëm një fjalë – “përndjekës”.

Gjykatësi dha urdhrin e ndalimit të përkohshëm ndaj Zelenoff, i cili duhet të qëndrojë 100 kimoletra larg saj në çdo kohë.