Auto & Moto Botë e Çuditshme

Ky shtet do t’ju paguajë deri në 4,000 dollarë nëse vendosni të blini një makinë elektrike!

Shteti verilindor i SHBA-ve, New Jersey thuhet se do t’u paguajë banorëve deri në 4,000 dollarë nëse ata vendosin për të blerë ose për të marrë me qira një automjet elektrik. Sipas mediave të huaja, ky program nxitës i automjeteve elektrike do t’u ofrojë banorëve të shtetit deri në 4,000 dollarë zbritje nga çmimi i automjeteve të reja elektrike ose hibride. Kjo shumë do të jetë në dispozicion vetëm për banorët që blejnë një automjet me vlerë më pak se 45,000 dollarë.

Automjetet që kushtojnë midis 45,000 dhe 50,000 dollarë, ndërkohë, do të kenë të drejtë për 2000 dollarë stimuj. Programi po ofron gjithashtu 250 dollarë për instalimin e një stacioni karikimi në shtëpi.  Programi është pjesë e Master Planit të Energjisë të Nju Xhersit, i cili kërkon që shteti të arrijë 100% të energjisë së gjelbër deri në vitin 2050. Zyra e guvernatorit tha se sektori i transportit përbën më shumë se 40% të emetimeve të gazrave serrë të shtetit, duke e bërë atë një objektiv të rëndësishëm sipas planit.

Rikujtojmë, se ‘Silk-Faw’, një start-up i firmës amerikane të inxhinierisë dhe dizajnit të automobilave Silk EV dhe prodhuesit kinez të automjeteve FAW, tha së fundmi se do të vazhdojë përpara me një plan, me vlerë mbi një miliard euro, për të ndërtuar makina elektrike në Itali. Sipas ‘Reuters’, Silk-FAW do të finalizojë blerjen e tokës në qytetin e Reggio Emilia ku objekti për prodhimin e makinave do të ndërtohet më 5 gusht. Në fillim të shtatorit, kompania do të mbajë ceremoninë e hapjes së objektit të prodhimit, që do të përfshijë gjithashtu selinë e kompanisë dhe një qendër kërkimore.