Celebrities Showbiz

Kylie Jenner nënë për herë të dytë, sjell në jetë djalin e saj!

Lajmi i shumëpritur erdhi më në fund. Kylie Jenner është bërë nënë për herë të dytë. 24-vjeçarja solli në jetë fëmijën e saj të dytë me reperin Travis Scott më 2 shkurt, një ditë pas ditëlindjes së 4-të të vajzës së tyre, Stormi.

Përfaqësuese të Kylie kanë konfirmuar se fëmija është djalë, por emri i tij aktualisht nuk është bërë i ditur. Themeluesja e “Kylie Cosmetics” njoftoi lindjen në llogarinë e saj në Instagram, një ditë më parë më 6 shkurt, duke postuar një foto bardh e zi të dorës të porsalindurit kapur me të saj. Ajo ka shkruar në mbishkrimin e fotos:

2/2/22

Sipërmarrësja konfirmoi në muajin shtator se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë me Scott në një video 90 sekondash në Instagram që përfundoi me motrën e madhe Stormi, 4 vjeçe, duke puthur barkun e nënës së saj. Jenner gjithashtu ndau disa postime në InstaStory ku shihen disa buqeta me lule që u dërguan për të festuar lindjen e djalit të saj, duke përfshirë një nga motra Kim Kardashian dhe katër fëmijët e saj.

Urime Travis, Kylie dhe Stormi! Ne jemi shumë të emocionuar dhe ju duam shumë. Kim, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Rikujtojmë se, miliarderja e re në moshë Kylie Jenner nuk e koncepton dot ditën e saj nëse nuk e nis më një gotë lëng kockash me lavandë dhe limon. Dhe për ju që nuk i dini benefitet e këtij lëngu ne ju themi se ka aftësi pastruese, qetësuese dhe shëruese për të gjithë trupin. Ai shëron inflamacionin në stomak dhe largon dhimbjet e kyçeve.

Ky lëng përmban ushqyesit e nevojshëm për lëkurën, elasticitetin, shkëlqimin dhe hidratimin e saj. Përveç lëkurës, lëngu i kockave është fantastik për flokë të mëndafshtë, të shëndetshëm e plot volum.