Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Minogue flet për luftën ligjore me Kylie Jenner për markën “Kylie”!

Kylie Minogue ka sqaruar së fundmi në “Watch What Happens Live” se lufta e saj ligjore me miliarderen Kylie Jenner për pronësinë e markës tregtare të emrit ‘Kylie’ ishte ‘thjesht biznes’. Këngëtarja 54-vjeçare, u shpreh se duhej të mbante një qëndrim pasi shikuesit nga Dallas pyetën nga distanca për betejën e vitit 2015 me yllin 24-vjeçar.

Ajo u shpreh duke buzëqeshur për mosmarrëveshjen që u zgjidh në favor të saj në 2017 duke thënë se:

Kur u quajta Kylie, mendoj se takova një person më të vjetër se unë që quhej Kylie. Pra, është disi e pazakontë. Kam kaluar një jetë duke mbrojtur markën time dhe duke ndërtuar markën time, kështu që ishte thjesht diçka që duhej bërë. Por më lejoni të them gjithashtu se arritëm në një marrëveshje.

Më pas prezantuesi e pyeti nëse ajo e kishte telefonuar direkt themeluesen e “Kylie Cosmetics”, teksa këngëtarja u shpreh:

Jo, por do të doja ta takoja.

Kylie kishte aplikuar për të markuar emrin Kylie, për bizneset e saj të veshjeve dhe kozmetikës, në SHBA në prill 2014. Rikujtojmë, se së fundmi miliarderja Kylie Jenner i ka habitur të gjithë dhe jo patjetër për mirë. Ylli i reality show-t u shfaq me një palë rroba banjo që shkonin në limitin e të pranueshmes.

Në ngjyrë bezhë, të ngjashme me atë të trupit, ato gënjejnë syrin pasi imitojnë gjoksin e zhveshur të femrës. Veshjet provokuese nuk janë diçka e re për Kylie, që ka vendosur të kthehet në një zëdhënëse të lëvizjes për revolucionarizimin e femrës. Kësaj ndoshta i shërbente dhe zgjedhja e fundit, mbajtja e rroba banjove ngacmuese nga Jean Paul Gaultier.