Auto & Moto

Lamborghini Countach klasik pritet të dalë në ankand me një çmim rekord!

Një Lamborghini Countach klasik i gjetur në një hambar pritet të shitet me një çmim rekord në një ankand. Lamborghini Countach LP500 S i vitit 1982 me 106 mijë kilometra të kaluara, po del në ankand për 631 mijë euro.

Siç raportohet, ky Lamborghini i veçantë është një nga pesë shembujt e parë të 500S/5000S dhe ofrohet për shitje nga Driver Source. Makina përfshin disa veçori të rralla që nuk ndahen me makinat e mëvonshme, si distinktivi unik “5L”, i stilit LP400S, ndezjet përpara dhe një grup rrotash të derdhur nga magnezi Campagnolo.

Rikujtojmë se në 60-vjetorin e kompanisë italiane Lamborghini, 382 supermakina të kësaj marke u bënë bashkë për një paradë me vlerë totale 50 milionë paunde në pistën e Formula 1 në Silverstone të Anglisë. Pamja ishte spektakolare, ndërsa supermakinat lëvizën me shpejtësi të ulët në pistë pasi në rast aksidenti dëmi do të ishte kolosal.

Sjellim në vëmendje gjithashtu se Lamborghini ka prezantuar super-makinën e saj të parë hibride. Modeli i fundit hibrid plug-in i Lamborghini, është shumë larg nga një “Prius” i zymtë në formë kutie. Ky model hibrid ka marrë emërtimin “Revuelto”, që në spanjisht përkthehet “e përzier”, që sipas drejtuesve të kompanisë është zëvendësimi i kompanisë së supermakinave për flamurin afatgjatë “Aventador”.