Celebrities Gossip Showbiz

‘Lamtumirë’ kaçurrelave, njihuni me look-un e ri të Shawn Mendes!

Këngëtari i njohur Shawn Mendes e ka nisur vitin 2023 me një pamje tërësisht ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar ta shohim. Artisti është shfaqur rrugëve teksa po dilte nga një lokal në Los Angeles me një model të ri të flokëve. Në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta rreth look-ut të kanadezit dhe fatkeqësisht fansat nuk e kanë pritur dhe aq mirë.

Ndërkaq, Mendes nuk i ka zbuluar ende planet e tij për vitin 2023. Vitin e kaluar, ai ndërpreu turneun e tij botëror, duke shpjeguar në mediat sociale se do i përkushtohej shëndetit të mendor. Artisti e nisi deklaratën në rrjetet sociale duke shkruar:

Siç e dini njerëz, më duhej të shtyja javët e fundit të shfaqjeve pasi nuk isha plotësisht i përgatitur për atë që më priste. E nisa këtë turne i emocionuar që më në fund do të kthehesha në shfaqje live pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë, por realiteti është se nuk isha aspak gati për sa i vështirë do të ishte turneu pas kësaj kohe larg.

Rikujtojmë, se Mendes u regjistrua së fundmi në aplikacionin e takimeve me të famshëm, Raya, pasi anuloi turneun e tij “Wonder World” për t’i dhënë përparësi shëndetit të tij mendor. Kjo erdhi vetëm disa ditë pasi ish-e dashura e tij Camila Cabello konfirmoi romancën e saj të re me Austin Kevitch, CEO i aplikacionit rival të takimeve, Lox Club, i cili madje është quajtur ‘Hebre Raya’.