Celebrities Gossip Showbiz

Ledri arrin miliona klikime “n’Monaco”!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

Projekti më i fundit nga artisti është ‘Monaco’. Mes shumë këngëtarëve që kanë sjellë plot bashkëpunime, pas duetit të tij me Kidën, reperi solli solo-n e tij që na tregon se dhe i vetëm Ledri mund të korr një super sukses. Projekti i tij më i fundit ka arritur plot 5 milion klikime në platformën YouTube.

Pas këngës së fundit të lansuar ‘Monaco’, Ledri do të sjellë dhe një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur Lluni. Këtë e ka bërë me dije vetë ky i fundit duke postuar një foto të shkrepur nga videoklipi i këngës duke na treguar kështu se dhe xhirimet kanë përfunduar dhe mund ta presim shumë shpejt publikimin e tij. ‘Narcos’ do të quhet surpriza e dy artistëve tanë të dashur.

Ledri Vula do të jetë pjesë e ‘A Live Night’ për të na treguar detaje që nuk i dinit më parë nga jeta e tij, duke nisur që nga fëmijëria e tij e duke vazhduar deri në ditët e sotme që është vetë babai i një vogëlusheje.