Celebrities Gossip Showbiz

Ledri e paska nisur shumë ‘nxehtë’ këtë verë…

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

E së fundmi ka lansuar bashkëpunimin e tij me Kidën që po korr shumë sukses dhe ka paralajmëruar se do të publikojë këngën e tij solo ‘Monaco’ menjëherë pas kësaj, do të sjellë dhe një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur Lluni. Këtë e ka bërë me dije vetë ky i fundit duke postuar një foto të shkrepur nga videoklipi i këngës duke na treguar kështu se dhe xhirimet kanë përfunduar dhe mund ta presim shumë shpejt publikimin e tij. ‘Narcos’ do të quhet surpriza e dy artistëve tanë të dashur.

 

Kujtojmë se para pak ditësh Ledri ka lansuar projektin e tij më të fundit, e cila është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur dhe të dashur për publikun, Kidën. Kënga titullohet “TDU” dhe është cilësuar si ‘bakllavaja e Bajramit’ dhe deri më tani është mbi 10 milion klikime.

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të dashura të showbiz-Si. Dyshja janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Si Sara ashtu edhe Ledri postojnë vazhdimisht me vajzën e tyre dhe nuk ngurrojnë të tregojnë plot momente me të në rrjete sociale.