Celebrities Gossip Showbiz

Ledri Vula dhe Dhurata Dora në bashkëpunim?! Të paktën kështu po përflitet…

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Nga ana tjetër edhe Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Dyshja e artistëve duket se do të sjellin një bashkëpunim, të paktën kështu po përflitet sipas burimeve për Prive.

Gjithçka që dihet për këngën, sipas këtyre burimeve është se ata e kishin planifikuar me kohë këtë bashkëpunim, por planet janë shtyrë falë pandemisë. Ende nuk dihet një datë publikimi, zhanri apo titulli i duetit, megjithatë ne jemi në pritje për konfirmimin dhe detajet e vetë artistëve.

Nëse realizohet, ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dyshes, pasi ata nuk kanë realizuar projekte muzikore më para në karrierën e tyre.

Ledri dhe Dhurata përpos miqësisë si artistë kanë edhe një lidhje tjetër mes tyre, pasi partnerja e reperit është shoqe e ngushtë me këngëtaren prej vitesh dhe atë shpesh e kemi parë edhe në festat familjare të çiftit. Dhurata gjithashtu poston shpesh foto me vajzën e tyre, Poem Blu duke treguar marrëdhënien tepër të afërt me ta.

Para një muaji, Ledri lançoi këngën e tij më të re në bashkëpunim me Lumi B dhe Gjiko, njëkohësisht dy miq të tij shumë të mirë. Vetëm kaq pak kohë pas publikimit të “Ça bone”, kënga ka arritur të ketë mbi 3 milion klikime në platformën YouTube.