Showbiz

Lei Kraja tregon për jetën e vështirë në SHBA ku bënte 3 punë

Ajo është një ndër moderatoret më simpatike të ekranit e cila u bë e njohur menjëherë pasi u kthye në Shqipëri.

Bëhet fjalë për yllin e “Digitalb”, Lei Kraja e cila mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në emisionin “Soiree” në Top Channel për të folur mbi ëndrrën amerikane.

Bukuroshja foli për jetën e saj në California dhe vendimin për tu shkëputur nga familja për të qenë e pavarur. Lei rrëfeu se u shpërngul në New York ku do të ishte e pavarur ekonomikisht nga mami e nga babi por kjo gjë nuk ishte aspak e lehtë.

“Shkova në New York për të bërë qejf dhe për të ndjekur ëndrrën time për tu bërë modele. Fillova punë por kuptova se paratë nuk më mjaftonin. Kam punuar aq shumë edhe si kamariere. Në një pikë po bëja 3 punë njëkohësisht, më duket sikur kam jetuar një maratonë, nuk flija kurrë më merrte malli për gjumin. Isha 22-vjeçe dhe isha single. Kur nuk punoja isha duke bërë ndonjë photoshooting” -tregoi ajo gjatë emisionit.