Showbiz

Leonardo DiCaprio shumë pranë Oscar

“The Revenant” ka kryesuar listën e çmimeve “British Academy Film Awards” e organizuar mbrëmjen e së dielës në Londër.

Drama, ku protagonisti kryesor është Leonardo DiCaprio, arriti të rrëmbente 5 trofe përfshi çmimin e filmit më të mirë, regjisorit më të mirë (Alejandro G. Inarritu), aktorit më të mirë protagonist, çmimin e kinematografisë më të mirë dhe të zërit më të mirë.

Çmimi “Bafta”, i cili është i pari për Dicaprio-n, është mjaft i rëndësishëm për të, edhe pse ka qënë disa herë i nominuar, duke lënë kështu të nënkuptohet se aktori hollivudian është shumë pranë marrjes së çmimit Oscar.

Lista e plotë e fituesve të çmimeve BAFTA:

Filmi më i mirë: The Revenant

Filmi më i mirë britanik: Brooklyn

Aktori më i mirë: Leonardo DiCaprio (The Revenant)

Aktorja më e mirë: Brie Larson (Room)

Aktori më i mirë joprotagonist: Mark Rylance (Bridge of Spies)

Aktorja më e mirë joprotagoniste: Kate Winslet (Steve Jobs)

Regjisori më i mirë: Alejandro G. Inarritu

Skenari më i mirë i përshtatur: The Big Short

Skenari më i mirë origjinal: Spotlight

Filmi më i mirë i animuar: Inside Out

Dokumentari më i mirë: Amy

Kinematografia më e mirë: The Revenant

Kostumografia: Mad Max: Fury Road

Montazhi: Mad Max: Fury Road

“Make up”-i më i mirë: Mad Max: Fury Road

Muzika: The Hateful Eight

Efektet speciale: Star Wars: The Force Awakens