Celebrities Gossip Showbiz

Loredana na tregon projektin e madh në lidhje me muzikën!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Loredana prej kohësh është shumë e fokusuar në karrierën e saj dhe së fundmi reperja ka zbuluar një surprizë të madhe për të gjithë. Mesa duket Loredana ka ndërtuar studion e saj muzikore, e cili quhet “1218 Studio”. Këtë reperja na e ka zbuluar me anë të një Instastory, ku na ka treguar ambjentin e jashtëm të studios së re, ku në muret e saj duken portreti i vajzës së saj, Hana dhe i vetë Lorit.

Lori ka qenë shumë e angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon edhe në anën financiare, jo vetëm të saj, por të të gjithë artistëve. E padyshim që këto përfitime ashtu si shumë momente nga përditshmëria e saj, bukuroshja ka zgjedhur t’i ndajë në rrjete sociale. Së fundmi me anë të një Instastory, artistja ka postuar një video ku tregon një tufë të madhe me para.

Kanë kaluar disa muaj që kur Loredana ka publikuar projektin e saj të fundit, i cili titullohet “LET’S GO” e duket se tanimë koha e pushimit për reperen ka përfunduar. Këtë Lori na e la të kuptojmë me një nga postimin e saj të fundit në Instastory, ku na ka treguar se ka regjistruar këngën e re dhe na ka treguar titullin, i cili do të jetë ‘Blicke’. Mesa duket shumë shpejt bukuroshja do të vij me një projekt të ri muzikor.