Pasò Sport

Luan Pinari sjell atmosferën në “Elbasan Arena” pak para ndeshjes Dinamo-Partizani!

“Paso” sot nën moderimin e Denisit dhe Glentit erdhi me një episod dinamik dhe të ftuar shumë specialë. Një nga ta ishte edhe analisti dhe ish-futbollisti Luan Pinari. Pinari dha një intervistë telefonike, teksa gjendej në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ndërkohë, ai solli live atmosferën në stadiumin e Elbasanit, ku pas pak do të luhej ndeshja Dinamo-Partizani. Një ndeshje e shumëpritur, teksa kujtojmë se kanë kaluar plot nëntë vite që prej përballjes së fundit të tyre. Analisti tregoi rreth gjendjes në stadium, teksa na zbuloi se lojtarët e skuadrave përkatëse ishin duke bërë nxemjen e zakonshme dhe përgatitjet finale para përballjes. Gjithashtu, ai na tregoi edhe rreth pozicioneve të secilit prej lojtarëve.

Kujtojmë, se Pinari ka luajtur në tre skuadra shumë premtuese siç ishin Dinamo, Partizani dhe Tirana. Megjithatë, edhe pse ka treguar se është ndierë mirë në të treja prej tyre, nuk arriti të veçojë asnjërën, ndoshta edhe për shkak të faktit që vitet e fundit ka qenë analist i futbollit. Më tej, Pinari ka bërë edhe parashikimet lidhur me ndeshjen e sotme.

Vetëm barazim nuk do dali! Por ndoshta i takon Dinamo-s fitorja se është ekip pritës, por edhe pas kaq shumë vitesh pse jo.

Ish-futbollisti bëri një analizë të detajuar të mëtejshme lidhur me ndeshjet e tjera që do të luhen se shpejti. Duke dhënë opinionin e tij për lojtarët e skuadrave dhe duke bërë parashikime sipas këndvështrimit të tij, Pinari i dha një tjetër notë episodit të sotëm.