Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy bëhen bashkë dhe ju ‘nuk e merrni me mend se çfarë do të bëhet!”

Luiz Ejlli sa vjen e po bëhet edhe më aktiv me karrierën e tij pas daljes nga ”Big Brother VIP”. Luizi përpos xhirimeve në filmin “Në kuadër të dashurisë” ka treguar se është rikthyer edhe në muzikë gjithashtu me plot projekte, disa solo e disa në bashkëpunime.

E duket se më i fundit do të jetë një i tillë pasi vetëm pak orë më parë me anë të një Instastory ku shfaqet krah reperit të njohur të showbiz-it shqiptar, Ghetto Geasy-t, këngët e të cilit i këndonte vazhdimisht gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘BBV’, ka paralajmëruar se ‘po gatuajnë’ diçka për ne.

Besojmë të gjithë po e prisni me padurim këtë duet të artistëve.

Nuk e merrni me mend se çfarë do të bëhet

I ftuar në ”Fiks Fare” ’padashur’ u zbulua dhe një pjesëz nga kënga më e re që Luizi do të publikojë. Siç bëri me dije, kënga do të fillojë xhirimet me datë 19 korrik dhe shumë shpejt do të publikohet. Nga pak sekonda kuptuam se kënga është sërish një baladë, nga ato që i shkojnë shumë përshtat atij. Mesa duket Luizi do të na prekë edhe njëherë tjetër telat e zemrës.