Celebrities Gossip

Luiz Ejlli, fenomeni i cili vodhi zemrat e shqiptarëve shpallet fitues i Big Brother VIP 2!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2.

Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur momentalisht shqiptar dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Po fituesi mes tyre do të jetë?

Dea Mishel ishte e para që u eleminua, e cila u pasua nga dalja e Efit. Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit gara vazhdoi mes dy djemve, përkatësisht mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe Krist Dragot. Pas një eksperience të paharruar, që ka zgjatur 123 ditë, Luiz Ejlli rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë euro-sh dhe njëkohësisht fitoi edhe zemrat e shumë shqiptarëve.