Celebrities Film & Tv Showbiz

Në një intervistë ekskluzive, Luiz Ejlli zbulon se cili vit i jetës së tij është më i rëndësishmi!

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Më lër të flas” ka qenë këngëtari i mirënjohur Luiz Ejlli. Në një intervistë ekskluzive, ai ka zbuluar se si po e pret faktin që do të bëhet baba dhe çfarë pret nga viti 2024. Por përpara se të dalim në rezolutat për këtë vit të ri, nuk mund të lëmë pa përmendur se si ai u bë personazhi më i pikasur për vitin që lamë pas.

Si ishte për Luizin 2023 dhe a e cilëson ai vitin më të rëndësishëm të jetës së tij?

Vit i madh për mua është vetëm 2024 sepse bëhem baba. E di i madh dhe i vogël është një emocion i jashtëzakonshëm. Më ka ndryshuar jetën, portë gjigante që m’u hap, kam falënderim të vecantë, që nga personi i parë që është Petrina që më ka marrë në telefon dhe të gjithë me radhë, produksioni, stafi. Në vitin 2024 do të jem me njeriun e jetës dhe me vajzën tonë. Unë e kam thënë dhe do e them prap. Top Channel më ka dhënë shumë mundësi dhe më ka plotësuar dëshirën. Ledionit i shkoftë sa më mbarë, jam kurioz për ta parë nga ai pozicioni i drejtorit dhe se sa do e vonojnë atë pjesën ‘largohet sonte’.

Rikujtojmë se, Erion Veliaj në maratonën e 100 këngëve më të mira për vitin 2023, e shpalli këngëtarin si personazhin e vitit.