Botë e Çuditshme Sport

Macja parashikon fitoren e Rusisë në ndeshjen e sotme me Finlandën!

Parashikuesi i ndeshjeve të Kupës së Botës 2018, qeni me nofkën “salçiçja psiqike”, është rikthyer në aksion për kampionatin Europian, duke diktuar fituesit e ndeshjeve kyçe, duke zgjedhur ushqimin e tij të preferuar nga ato tradicionalet e kombëtareve.

Turnetë e mëdha të futbollit shpesh tërheqin “fallxhorë të supozuar” të kafshëve me shkallë të ndryshme suksesi. Një elefant “fallxhor” në një kopsht zoologjik në Hamburg vendosi që Franca do të mundte Gjermaninë në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian.

Sot në orën 15.00 luhet sfida Finland-Rusi. Macja ka bërë parashikimin interesant duke zgjedhur pjatën e Rusisë. Sipas kësaj, i bie që Rusia do të triumfojë kundër Finlandës. A është i saktë parashikimi i maces, kjo mbetet për t’u parë.

Rikujtojmë, se finalja e “Euro 2020” do të ndiqet nga të paktën 40 mijë tifozë. Qeveria britanike mori vendimin që më 11 korrik në stadiumin Wembley të Londrës të jenë sa më shumë spektatorë. Para dy ditësh sfida Poloni-Sllovaki u mbyll 1-2.

Rikujtojmë gjithashtu, se pas autogolit të portierit Szczesny, menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, Polonia barazoi shifrat me Linettly. Ishte Skriniar që i dha golin e fitores sllovakëve. Ndërkaq Polonia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas një kartoni të kuq për Kriçoviak. Një fat i keq që ka tërhequr shumë kritika mbi portierin e Juventusit, por mes kritikave dhe urrejtjes ka një ndryshim të madh, ka theksuar bashkëshortja e Szczesny.