Celebrities Gossip Music Showbiz

Majk dhe Anxhelo Koci bashkojnë forcat dhe janë gati ‘ta djegin’ këtë verë!

Majk është një reper, këngëtar dhe tekstshkrues shumë i dashur për publikun. Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Pas suksesit me këngën e tij të fundit, i cili është një bashkëpunimin me mikun dhe reperin e njohur Getto Geasy, që titullohet “Mari”. E duket se reperi nuk ka të ndalur, pasi së fundmi Majk me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka treguar, se së shpejti do të ketë gati këngën e re, e cila do të jetë një bashkëpunim me këngëtarin Anxhelo Koçi. Të dy artistët kanë postuar një foto në ‘Instagram’ nga një pjesë nga videoklipi dhe kanë treguar se kënga do të titullohet “Ma Cherie” dhe do të publikohet nesër në orën 19:00.

Kujtojmë se së fundmi Majk dhe reperi i njohur kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri, i cili titullohet “Mari” dhe deri më tani ka kaluar 1 milion klikime në platformën YouTube.

Së fundmi dy artistë shumë të njohur na kanë treguar se do të kenë një bashkëpunim muzikor së shpejti. Bëhet fjalë për Gjikon dhe Ledri Vulën. Të dy artistët kanë postuar një foto së bashku në “Instastory’, ku na kanë bërë me dije se së shpejti do të vijnë me një këngë të re. Reperët kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin dhe kanë publikuar këngë që janë pëlqyer shumë nga publiku.