Auto & Moto

Makinat e ardhshme elektrike të BMW do të kenë karikim të dyanshëm!

Neue Klasse do të jetë platforma e shumëpritur dedikuar makinave elektrike të BMW. Bëhet e ditur se seria e re e BMW-së, e cila do të debutojë vitin e ardhshëm me një SUV të ri, po vjen me një veçori të dobishme që prodhuesit e tjerë të automjeteve e kanë pasur prej vitesh. Seria e re do të mbështesë karikimin e dyanshëm i cili do të jetë standard për modelet e bazuara në Neue Klasse.

Kjo nënkupton se përveç që do të mund ta karikoni makinën tuaj ju edhe do të mund ta përdorni energjinë e saj për karikimin e pajisjeve të tjera si biçikletave elektrike. BMW vlerëson se shpejtësia e karikimit do të rritet për 30%, ndërsa dendësia e energjisë do të rritet për 20%.

Marka gjermane synon të vendosë karikimin e dyanshëm në tre faza, duke filluar me Vehicle to Home. Pas debutimit të iX3 dhe i3, BMW synon të prezantojë edhe të paktën katër modele të tjera deri në vitin 2028.  BMW ka zbuluar makinën e saj më të fundit që përdor teknologji dinamike për ndryshimin e ngjyrave.

Teknologjia e zhvilluar nga inxhinierja australiane e BMW, Stella Clarke, është përdorur për të rikrijuar modelet e artistes afrikane, Esther Mahlangu, e cila projektoi makinën e 12-të të BMW Art në vitin 1991.

BMW i5 Flow Nostokana Art kombinon teknologjinë me dizajne të ndryshme gjeometrike të krijuara nga artistja tashmë 88 vjeçare. “Arti i saj më frymëzoi vite më parë, atëherë kur koncepti i ndryshimit të ngjyrës së një makine ishte vetëm një ide në kokën time”,-tha Stella Clarke. BMW ka njoftuar se Clarke ka udhëtuar drejt Afrikës së Jugut për t’i paraqitur Mahlangu teknologjinë e BMW-së “me ngjyra”.