Aktualitet

Maratona e Tiranës, nga 300 në 5000 euro shpërblimet monetare për fituesit!

Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës, fituesit e tre vendeve të para për secilën nga katër kategoritë do të shpërblehen me çmime, me vlera monetare nga 300 në 5 mijë euro. Shpërblimi më i madh shkon për vendin e parë për garuesit femra dhe meshkuj në Marathon, pra maratonën e plotë ku vrapuesit, mes tyre edhe të huaj duhet të përshkojnë mbi 42 km.

Çmimi i vendit të parë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 5000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 3000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të parë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të parë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 800 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 600 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të parë për kategorinë We Too do të jetë 500 Euro.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë We Too do të jetë 400 Euro.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë We Too do të jetë 300 Euro.

Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj theksoi:

Jemi finalistë për të qenë Qyteti Evropian i Sportit 2023. Nëse ia dalim, shpresoj si gjithmonë, do të kemi më shumë ditë si kjo. Dua  t’u japim një duartrokitje të gjithëve atyre që kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, shqiptarët kudo ku janë. Shumë faleminderit 33 përfaqësuesve nga 33 shtete! Faleminderit që keni ardhur në Tiranë! Shpresoj që do ktheheni prapë herën tjetër, me familjet, si turistë, si sipërmarrës e ndoshta si rezidentë dhe shtetas të rinj të Republikës sonë.

Unë këtë vit do të vrapoj për Special Olympics Albania. Dua të falënderoj Landin, i cili drejton Special Olympic, të gjithë çunat e gocat me aftësi ndryshe. Të gjithë janë engjëjt tanë e në qytetin tonë, secili meriton sukses në bazë të talentit dhe mbështetjes që jep secili prej nesh. Por, cilado qoftë kauza, ndihuni të lirshëm që ta promovoni e të rekrutoni të tjerë në kauzën tuaj!