Celebrities Gossip Showbiz

Marc Anthony martohet me partneren 31 vite më të re, Jennifer Lopez mungon në ceremoni!

Së fundmi ylli i muzikës Marc Anthony është martuar për herë të katërt me partneren e tij Nadia Ferreira. Këngëtari 54-vjeçar dhe 23-vjeçarja, ish-kandidate për Miss Universe lidhën kurorë pas tetë muajsh fejesë. Ceremonia u bë në Muzeun Perez Art në Miami.

Në dasmë munguan ish-bashkëshortja e Marc, diva e muzikës pop Jennifer Lopez, bashkëshorti i saj Ben Affleck si edhe binjakët që ata kanë së bashku Emme dhe Max. Legjenda e futbollit David Beckham ishte i pranishëm si një nga miqtë më të mirë të dhëndrit ndërsa ndër të ftuarit e tjerë ishin këngëtari kolumbian Maluma.

Rikujtojmë, se kjo është martesa e katërt e Anthony. Ai ka qenë i martuar me mbretëreshën e bukurisë Dayanara Torres nga viti 2000 deri në 2004-ën, me Lopez nga viti 2004 në 2014-ën dhe modelen Shannon De Lima nga 2014-a deri në 2017-ën. Ai ka 6 fëmijë: Ariana, 28 vjeçe dhe Chase, 26, me ish të dashurën Debbie Rosado; si dhe Cristian, 21 vjeç, dhe Ryan, 18, me Torres. Ai ndan po ashtu binjakët 14-vjeçarë, Max dhe Emme, me J.Lo-në.

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony ishin një nga çiftet më të përfolur në botë për gati një dekadë. Dy këngëtarët e suksesshëm ishin të lidhur për disa kohë pasi u njohën, megjithëse martesa e tyre formalisht zgjati vetëm shtatë vjet. Dy superyjet u divorcuan në vitin 2011 dhe vendosën të rindërtonin jetën e tyre me njerëz të tjerë. Edhe pse artistët kanë një marrëdhënie të mirë për shkak të fëmijëve të tyre, Jennifer Lopez fillimisht nuk u kënaq me lajmin e fejesës së ish-partnerit të saj. Këngëtarja nuk e ka pritur mirë lajmin e dasmës së Marc Anthony.