Celebrities Gossip Showbiz

“Më fal s’kam qenë më i miri…”, Meritoni një mesazh për nënën e djalit të tij në “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Me rastin e 8 Marsit,banorët kanë shprehur mesazhe ndaj grave që kjnaë pjesë e jetës së tyre. Meritoni ka zgjedhur ish-partneren e tij, nënën e djalit të tij, ku i ka kërkuar falje dhe e falënderon atë për përkujdesjen që ka ndaj djalit të tyre, Loar.

Dua të falenderoj Egestën, është nëna e djalit tim. Dua t’i them më fal që ndoshta s’kam qenë më i miri. Dua të falenderoj për Loarin, që kujdesesh për djalin tonë. Edhe pse unë nuk kam kontakt të mirë me ty prapë së prapi ka qenë djali që na ka mbajtur në raportin tonë

Në emisionin e kësaj mbrëmje u realizua një sondazh në YouTube e Top Albania Radio, ku pyetja ishte nëse Fationi bëri mirë që doli apo jo. Shumica më e madhe e votuesve ishin e mendimit që ishte një vendim i mirë që ai doli nga shtëpia. Si e komenton Fationi këtë përgjigje të tyren?