Celebrities Gossip

Me Hanën në klip, Mozzik dhe Loredana tregojnë gjithçka për lidhjen e tyre në këngën e re…

Pas një periudhe të gjatë ku kryesonin në lajmet e portaleve për ndarje, ribashkim, tradhëti, ‘diss-e’ dhe shumë të tjera, Mozzik dhe Loredana ‘zbutën zemrat’ e të gjithë ndjekësve të tyre me paralajmërimin e albumit të ri. Në një fotografi ku shfaqeshin të dy bashkë, çifti i shumëpërfolur konfirmuan më në fund ribashkimin.

Ndërkohë që, në mesnatën e djeshme publikuan këngën e parë të albumit, që më shumë është një ‘biografi’ e lidhjes së tyre. Teksti i këngës flet për periudhën pas ndarjes së çiftit dhe si kuptuan që nuk ja dalin dot pa njëri-tjetrin. Surpriza më e bukur është prania e vajzës së tyre, Hanës në një pjesë të klipit, që e ka ëmbëlsuar edhe më shumë këtë rikthim.

Pa u bërë ende 24 orë nga publikimi, ‘Rosenkrieg’ ka mbi 1 milion shikime. Dy këngëtarë që kanë në reporterin e tyre shumë hite, një histori e bukur dashurie dhe pak dramë, i garantuan çiftit një sukses të menjëhershëm.