Celebrities Gossip Showbiz

“Më kujtuat sa bukur është të dashurosh”, komenti i Beatrix fshihet nga postimi i Borës, kush fshihet pas kësaj?

Në mbrëmjen e djeshme në spektaklin më të ndjekur të momentit, “Big Brother VIP” pati dhe u diskutuan shumë ngjarje, një ndër to edhe marrëdhënia shumë e përfolur e Donaldit me Beatrix-in. Afrimiteti i dyshes mesa duket ka irritur një pjesë të mirë të njerëzve pasi e shohin si një gjest tradhëtie të Donaldit ndaj moderatores së njohur, Bora Zemanit me të cilin ai ka disa muaj që është ndarë por veprimet që ka bërë brenda shtëpisë nuk kanë lënë të nënkuptohet diçka e tillë.

Donaldi teksa u pyet nga Arbana në lidhje me afrimitetin që ka treguar me Beatrix-in u shpreh se: ‘Kjo është ajo që dua’ duke lënë të nënkuptohet se është gati drejt një romance të re me të.

E teksa për momentin sytë e të gjithëve janë kthyer nga treshja Bora-Donald-Beatrix, çdo detaj apo lëvizje e tyre është nën vëzhgim të plotë. Teksa të gjithë i janë kthyer kundër Trixas se ‘i mori Borës Donaldin’, shumë ofendime vërshuan drejt saj sidomos te komenti që këngëtarja i kishte lënë prezantueses:

Më kujtuat sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit. Të dua zemër

E nëse hedhim një vështrim të shpejtë tek postimi i Borës, ai koment nuk është më. Nuk dihet nëse është fshirë nga Bora apo menaxhuesit e faqes së Trixa-s e kanë hequr pas shumë ‘replay’ ofendues që mori.

Pas spektakli të djeshëm kanë reaguar edhe shumë figura të tjera publike, një ndër to dhe Rezarta Shkurta. Në rrjetin e saj social Instagram ka shprehur mllefin ndaj Donadit duke shkruar këto fjalë dhe duke i bërë ‘unfollow’ menjëherë:

Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti. Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për show as për vëmendje, etj. ‘Unfollow’ me shumë kënaqësi për ata që s’i kanë këto vlera.

Për ngjarjen në fjalë reagoi edhe këngëtarja Semi Jaupaj, ish-banore e “Big Brother VIP” e cila u largua nga spektakli në shenjë revolte. Ndërkohë ende nuk kemi asnjë reagim nga Bora Zemani. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.