Celebrities Gossip Showbiz

Me momente plot romantike mes tyre, më në fund zbulohet partneri i Encës!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Gjithmonë Enca njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese e tanimë jemi mësuar të presim prej saj vetëm surpriza e më e fundit ishte padyshim një e tillë. Vetëm pak orë më parë, në rrjet po qarkullojnë video-t më romantike që mund ta keni parë ndonjëherë artisten, ku po kalon një kohë shumë cilësore në pushime me partnerin e saj që më në fund mund ta shohim të gjithë portretin e tij.

Surprizat nga ana e Encës nuk mbarojnë me kaq, pasi me anë të një Instastory bukuroshja na ka zbuluar se më në fund do të rikthehet në muzikë këtë sezon veror, teksa na ka zbuluar dhe një pjesë të shkurtër nga kënga që pritet të publikohet.

Bëni gati telefonat, internetin, televizorin, mamin, babin, burrin, vëllain, tezen… King Enca është rikthyer!