Tech

Më pak telefona Samsung këtë vit?!

Samsung thuhet se po zvogëlon numrin e telefonave që po planifikon të prodhojë në vitin 2022, nga 310 milionë në 280 milionë, sipas SamMobile. Në terma absolutë, ende është numër i lartë i telefonave, por është një rënie relativisht e dukshme nga qëllimi fillestar i kompanisë dhe nga numri i raportuar i telefonave që ajo dhe bashkëpunëtorët e saj prodhuan vitin e kaluar.

Duket se mund të jetë një tendencë e prodhuesve që përgatiten që ekonomia të përkeqësohet përpara se të përmirësohet. Thuhet se objektivat për zvogëlimin e prodhimit do të prekin telefonat përreth linjës së saj, nga modelet e nivelit të ulët deri tek ato kryesore.

Rikujtojmë, se vitin që lamë pas Xiaomi ia kaloi Samsung-ut duke marrë pozicionin e parë si lider në tregun e smartphone-ve në Evropë, sipas “Strategy Analytics”. Rritja e shitjeve në 12 muajt e fundit i lejoi Xiaomi të dërgojë 12,7 milionë smartphone në të gjithë Evropën në tremujorin e dytë të vitit 2021, një shifër prej +67,1% në bazë vjetore. Rritja e Xiaomi ka qenë më e madhe në Itali, Rusi, Ukrainë dhe Spanjë. Në veçanti, ”Mi” dhe ”Redmi” e shtynë shpejt kompaninë në epërsi. 

Sjellim në vëmendje se rrjeti 6G pritet të pushtojë tregun rreth vitit 2030, teksa “universi industrial” po vazhdon të zgjerohet në industrinë e teknologjisë. Këtë parashikim e bëri Pekka Lundmark, shefi ekzekutiv i kompanisë të telekomunikimit Nokia. Ai i bëri këto komente së fundmi në samitin e Davos, gjatë pjesëmarrjes në një panel të quajtur “perspektiva strategjike në ekonominë digjitale”.