Tech

Rrjeti 6G pritet të ‘pushtojë’ tregun rreth këtij viti!

Rrjeti 6G pritet të pushtojë tregun rreth vitit 2030, teksa “universi industrial” po vazhdon të zgjerohet në industrinë e teknologjisë. Këtë parashikim e bëri Pekka Lundmark, shefi ekzekutiv i kompanisë të telekomunikimit Nokia. Ai i bëri këto komente së fundmi në samitin e Davos, gjatë pjesëmarrjes në një panel të quajtur “perspektiva strategjike në ekonominë digjitale”. Gjatë fjalimit të tij, Lundmark tha se:

Momentalisht jemi duke zhvilluar dhe shpërndarë rrjetin 5G, por që siç e dimë, kohë pas kohe teknologjia kuantume po zhvillohet dhe përdoret për aplikacionet komerciale dhe pas gjithë këtij zhvillimi ne do të mund të flasim rreth rrjetit 6G. Deri atëherë, rreth vitit 2030, telefonat inteligjentë që ne kemi sot, nuk do të jenë gjëja më e zakonshme që ne do t’i përdorim.

Sipas Lundmark “bota fizike dhe digjitale do të kenë një rritje dhe zhvillim të përbashkët”. Rezultatet e mundshme do mund të bëjnë që përdoruesi nga përdorimi i realitetit virtual të ndryshojë diçka në botën e vërtetë fizike. Për Ndërkaq, rikujtojmë se iPhone 14 për të gjithë ata që mezi po e presin, flitet se do të dalë në treg në muajin shtator.

Duke pasur parasysh faktin se ky është një iPhone krejtësisht i ri, fansat po e presin me padurim dhe këtë herë Apple do të prezantojë katër modele në seri, por do të ketë ende disa ndryshime. Në vend të iPhone 14 mini, ne duhet të shohim iPhone 14 Max, kështu që seria do të përbëhet nga iPhone 14, iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.

Rikujtojmë gjithashtu se Apple po kërkon të rrisë prodhimin e saj jashtë Kinës, sipas një raporti nga ‘Wall Street Journal’, duke përmendur politikën zero të Pekinit për COVID-in si një nga arsyet kryesore. Sipas burimeve anonime të raportit, Apple po u thotë furnitorëve se dëshiron të zgjerojë prodhimin diku tjetër, duke përfshirë Indinë dhe Azinë Juglindore.