Auto & Moto

Me rritjen e çmimit të energjisë elektrike humb interesi për makinat elektrike!

Nëse vazhdon kriza energjetike, interesimi i investitorëve për ndërtimin e stacioneve për mbushje të makinave elektrike do të vihet në pikëpyetje. Kostoja e lartë e energjisë elektrike po rrezikon të ardhmen e makinave elektrike, paralajmërojnë shefat e autoindustrisë në Gjermani. Siç raporton ‘The Guardian’, rritja e çmimit të energjisë, si mungesa e pjesëve rezervë, është duke zvogëluar fuqinë blerësve në prag të inflacionit, e cila ka ndikim të madh në prodhimin dhe shitjen e makinave.

E nëse ky trend ky vazhdon, gjithashtu ekziston mundësia e largimit të investitorëve, që nuk do të kenë motiv për ndërtimin e stacioneve për mbushjen e makinave elektrike. Ndërkaq, si pasojë e kësaj makinat elektrike nuk po përbëjnë interesim edhe aq të madh tani për blerësit. Para kësaj krize, makinat elektrike kanë qenë shumë tërheqëse, në veçanti kur çmimi i derivateve u ngrit në masë të madhe, por ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndryshuar gjithçka.

Vlen të përmendim se është zvogëluar lëvizja e makinave elektrike në Gjermani në krahasim me një vit më parë. Ekonomisti-eksperti i autoindustrisë, Stephan Bracel tha për mediat gjermane se:

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike mund të jetë rrezik akut për tranzicionin e makinave dhe duhet të jemi të kujdesshëm me këtë. Nëse makinat elektrike bëhet të shtrenjta për t’u përdorur, elektrifikimi i tyre është në rrezik nga kolapsi, pasi rrallëkush do të blejë një të tillë.

Çmimet e 15 makinave të markave më të njohura elektrike në Gjermani, janë rritur me 14.5% gjatë këtij muaji, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar. Mesatarja e rritjes së çmimit të një makine elektrike është 5385 euro. Ky është rezultati i një studimi të tregut nga Qendra për Hulumtimin e Makinave (CAR) që ka publikuar Handelsblatt. Tesla Model 3 është shtrenjtuar me 7.000 euro, përkatësisht versioni bazë tani kushton 49.900 euro. Në anën tjetër, Ford ka rritur çmimin e versionit bazë të Mustang Mach-E me 9.000 euro duke shkuar kështu në 56.500 euro.