Celebrities Gossip Showbiz

Megan Fox ka një këshillë për të gjitha nënat që kanë djem!

Në një intervistë për “WWD”, aktorja e njohur Megan Fox, foli për mënyrën sesi po i rrit djemtë e saj dhe mënyrën e shëndetshme sesi po i edukon në lidhje me dashurinë. Ajo theksoi se është e rëndësishme të rrisë djem që nuk janë gënjeshtarë, por totalisht transparentë dhe respektues.

“Mendoj se ngaqë kam 2 djem, është e rëndësishme që të rris djem që nuk janë si burrat me të cilët kam qenë e lidhur”,-u shpreh Megan, referuar 3 djemve të saj, Noah, 11 vjeç, Bodhi, 9 vjeç dhe Journey, 7 vjeç. Ajo shtoi:

Është shumë e rëndësishme për mua që të rris djem që janë të aftë të kenë një lidhje të thellë emocionale me partneret e tyre.

Megan tha se nuk pret që djemtë e saj të kenë një dashuri të shenjtë në adoleshencë, por gjithsesi shpreson se përmes transparencës që ka treguar në marrëdhënie me ta dhe dashurisë që u jep, t’u mundësojë atyre ndjesinë se duhet të përjetojnë dashuri të shëndetshme. Së fundmi, Fox ka shkruar një libër me poezi, në të cilin synon të zbulojë sekretet e meshkujve.

Siç ka treguar aktorja përmes Instagramit të saj, është lodhur duke mbajtur sekrete të të tjerëve, ndaj ka ndërmend t’i ekspozojë të gjitha në librin e saj. “Këto poezi janë shkruar në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Kam kaluar gjithë jetën time duke mbajtur sekretet e njerëzve. Trupi që dhemb nga pesha e mëkateve të tyre”,-ka shkruar aktorja. “Liria ime vazhdon në këto faqe dhe shpresoj se fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre, duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur në errësirë, por që nuk është harruar,”-vazhdoi Fox.