Celebrities Gossip

Meghan Markle nuk e imagjinonte sa ka punuar Princesha Diana para se të bëhej një ikonë…

Meghan Markle nuk e kuptoi që Princesha Diana duhej të “punonte si qen” përpara se të bëhej një yll global, ka pohuar një autore mbretërore. Tina Brown, libri i ri shpërthyes i së cilës “The Palace Papers” sapo është publikuar, thotë se Meghan nuk e kuptoi rolin e saj kur u bë anëtare mbretërore dhe mendoi se mund të ndiqte të njëjtën rrugë si vjehrra e saj e ndjerë.

Por sipas ish-redaktores së Vanity Fair, Diana kreu detyra shumë të vështira përpara se të bëhej një ikonë globale. Në librin e saj, Brown pretendon se përkundër gjithë mbulimit pozitiv të turneut mbretëror të Meghan dhe Princit Harry në Australi, pak pasi u martuan, Meghan urrente çdo sekondë.

Një ish-punonjëse e pallatit i tha autores se Meghan i kishte gjetur angazhimet të modës së vjetër dhe më mirë do të kishte vënë në qendër të vëmendjes kauzat që donte të vinte në pah. Duke folur në emisionin Lorraine të ITV, Brown tha:

Nuk është se si e shikonte ajo rolin e saj, botën, ajo nuk e kuptoi domethënien e saj dhe për të, po, ajo ishte një sukses i madh, por nuk ishte diçka që ajo donte të bënte. Unë mendoj se kjo ishte ndjenja e saj themelore e keqkuptimit të asaj që do të ndodhte kur ajo u bashkua me familjen mbretërore, ajo i shihte pallatet dhe Dianën si këtë superyll humanitar global, por harroi se për 16 ose 17 vjet Diana punoi si një qen brenda Familjes Mbretërore duke bërë detyra shumë të vështira.