Celebrities Gossip Showbiz

Melinda Ademi arrin suksesin e jashtëzakonshëm me bashkëpunimin më të fundit!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Artistja vendosi t’i surprizojë ndjekësit e saj me një bashkëpunim veror me reperin Bardhi. ‘Ferrari’ ka vetëm dy ditë që është publikuar në platformën YouTube dhe numëron mbi 1 milion klikime. Këtë e ka treguar vetë bukuroshja me anë të një Instastory ku krahas ka falenderuar dhe ndjekësit e saj.

1 milion plus, ju dua të gjithëve!

Rina, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë duket se çdo gjë e kanë lënë në të shkuarën. Madje, mund të presim dhe një duet mes vajzave, pasi kanë postuar një foto me njëra-tjetrën në rrjete sociale dhe ka qenë Rina ajo që ka vendosur një fytyrë me dorën përpara që duket sikur na paralajmëron diçka.