Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta ky koment zbulon artistin me të cilin Melinda Ademi do të sjellë bashkëpunim?

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Duket se artistja ka vendosur t’i surprizojë ndjekësit e saj shumë shpejt me një tjetër projekt muzikor duke zbuluar kështu një pjesë nga ‘look-u’ i saj ku shfaqet e veshur me fustan të gjatë të bardhë. Krahas karuselit të postuar nga ana e bukuroshes, ajo ka shkruar: “Po më shkruan nonstop ti”, e kjo duket të jetë një pjesë nga teksti i këngës.

Ajo që na bëri përshtypje është komenti i reperit Bardhi: “Po ku mos të të shkruash ty?”

Duket se dyshja kanë dashur të na e zbulojnë në mënyrë të tillë se po sjellin një duet, megjithatë ne na duhet të presim dhe pak për ta zbuluar.

Rina, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë duket se çdo gjë e kanë lënë në të shkuarën. Madje, mund të presim dhe një duet mes vajzave, pasi kanë postuar një foto me njëra-tjetrën në rrjete sociale dhe ka qenë Rina ajo që ka vendosur një fytyrë me dorën përpara që duket sikur na paralajmëron diçka.