Celebrities Ndryshe

Mendimet e sinqerta të Alfred Cakos për politikanët shqiptarë…

Alfred Cako ishte i ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”, ku ndër të tjera u shpreh ‘pa doreza’ për gazetarët dhe politikanët shqiptarë. Teksa për disa nga gazetarët, Cako nuk nguroi të shprehë mendimin e tij të sjellë me komente thumbuese, duket se edhe për politikanët ai nuk u ndal.

I pyetur rreth një mendimi për disa nga politikanët, dhe jo për një analizë të detajuar rreth tyre, komentet e Cakos vërtetuan edhe një herë se ai nuk nguron të shprehë opinionin e tij të vertëtë e pa barriera, pavarësisht se kujt i drejtohet.

Berisha është një politikan i fortë…

Basha është një politikan që erdhi me dy paterica, nga njëra anë Berisha dhe nga ana tjetër Soros, dhe do të ikë pa marrë asnjë trofe!

Rama është agjent i fabianistëve në Shqipëri…

Meta është një produkt i brendshëm i politikës së brendshme. Ai është ngjitur falë dinakërisë, jo falë kulturës së tij!

Gjithashtu, ndër të tjera, ai solli në vëmendje atë që ka shpehur që në fillim, se do të bëhet vaksinim me shtrëngim dhe do të zgjasin karantinimet e detyruara, teksa theksoi se ne jemi në skemën e plandemisë.