Celebrities Ndryshe

Në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, Alfred Cako komenton gazetarët shqiptarë ‘pa doreza’!

I ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte botuesi dhe analisti Alfred Cako. Në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, Cako nuk nguroi të thotë të vërtetën e tij dhe të komentojë gazetarët dhe politikanët shqiptarë ‘pa doreza’.

Ai nuk nguroi të bëjë publikisht komente pikante, teksa për disa nga gazetarët shqiptarë, u shpreh si më poshtë.

Gazetarët kanë bërë sulm për klikime… Fevziu më ftoi në një emision dhe më hoqi mikrofonin 20 minuta para. Debati ishte për vaksinën me detyrim, ai donte të më paragjykonte, të më ndërpriste fjalën, të më intimidonte…

Ylli Rakipi po më lutet edhe me lekë të shkoj te emisioni i tij. Unë tani tallem, i kërkova 500 euro, deri 300 ka vajtur… Nuk i zemërohem sepse aq mend ka Ylli…

Alfred Lela më ka sulmuar pa argument. Kërkonte të vendosej në qendër të vëmendjes duke më sharë mua. Më ka kërkuar në fillim të isha pjesë e emisionit, unë e shmanga… Më me mua nuk bëhet, sepse me atë edhe u ofenduam. Ai ofendoi.

Edhe Dritan Hila ofendon, është si nëpërkë helmuese. Sa herë flet është si gjarpërinjtë që kanë vetëm helm…

Kam patur respekt për Mustafa Nanon, por u tregua edhe hipokrit me mua… Gënjeu në mënyrë të paturpshme…

Gjithashtu, ndër të tjera, ai solli në vëmendje atë që ka shpehur që në fillim, se do të bëhet vaksinim me shtrëngim dhe do të zgjasin karantinimet e detyruara, teksa theksoi se ne jemi në skemën e plandemisë.