Health & Beauty Lifestyle

Mendoni se duke përdorur cigaret elektronike jeni më pak të rrezikuar?! Hidhini një sy këtij artikulli!

Sipas një studimi të ri thuhet se përdorimi i cigareve elektronike mund ta dëmtojë shëndetin njësoj si duhani. Një eksperiment i realizuar në minj ka treguar se ekspozimi ndaj avullit të cigareve elektronike çon në aritmi të zemrës, çrregullim në ritmin e zemrës, që mund të jetë shumë i ngadaltë, shumë i shpejtë ose i parregullt.

Një rrahje e parregullt e zemrës mund të çojë në komplikime për jetën, duke përfshirë goditje në tru, mpiksje gjaku dhe madje edhe arrest kardiak në raste të rënda. Udhëheqësi i studimit, Dr Alex Carll tha:

Gjetjet tona tregojnë se ekspozimi afatshkurtër ndaj cigareve elektronike mund ta destabilizojë ritmin e zemrës përmes substancave kimike specifike brenda lëngjeve elektronike.

Këto të dhëna vijnë në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe po përballen më të ashtuquajturën ‘epidemi’ nga përdorimi i madh i cigareve elektronike nga adoleshentët. Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se njerëzit që pinë rregullisht janë në rrezik të zhvillimit të pengesave të rrugëve të frymëmarrjes të ngjashme me ato që vuajnë nga njerëzit me astmë. Sipas një studimi të publikuar nga Universiteti i Harvardit përdoruesit e rinj po përjetonin simptoma të frymëmarrjes të ngjashme me ata që vuajnë nga sëmundje të mushkërive.

Ndërkaq, pirja e duhanit është një nga shkaqet më të mëdha të vdekjeve dhe sëmundjeve. Ky zakon mund të çojë në komplikime shëndetësore, por studimet e reja kanë sugjeruar se mund të ketë gjithashtu një ndikim negativ në marrëdhëniet tuaja. Sipas një studimi të mbi 2000 duhanpirësve, gjysma e tyre e fshihnin këtë zakon nga të dashurit e tyre. Njihuni me 5 hapat që do t’ju ndihmojnë të hiqni dorë nga cigarja…