Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Mendoni se J.Lo po kalon një krizë martesore? Ikona e muzikës di si t’i përgjigjet thashethemeve!

Jennifer Lopez di si t’i trajtojë në mënyrë perfekte polemikat dhe as këtë herë nuk ka pasur përjashtim. Në mes të thashethemeve për një ndarje të mundshme me bashkëshortin Ben Affleck, JLo ka trazuar sërish fansat e saj. Affleck u pa pa unazën e tij të martesës, duke nxitur thashethemet për një ndarje të mundshme. Pasi u publikuan lajmet për divorcin e tyre të mundshëm, këngëtarja e njohur vendosi të shpërndajë në Instagram disa foto që kanë çmendur ndjekësit e saj.

JLo ka pozuar me të brendshme në një shtrat, me një buzëqeshje të madhe dhe me flokë krejtësisht të lëshuar. Postimi i saj në Instagram ka grumbulluar gati dy milionë pëlqime, si dhe komente të shumta nga fansat dhe ndjekësit.

Ndërkohë, Radar Online ka postuar disa foto të aktorit në Los Angeles, ku banon me JLo, duke treguar se nuk e ka mbajtur unazën e martesës. Si të mos mjaftonte kjo, ai u pa i mërzitur, pasi këngëtarja kishte marrë vendimin të hidhte një koleksion motoçikletash që kishte aktori.

Në lidhjen e tyre të parë, romanca e tyre ishte në qendër të vëmendjes së mediave, pasi ata po shndërroheshin në një nga çiftet më të rëndësishëm në atë kohë. Edhe pse ishin fejuar dhe ishin gati për martesë, dasma nuk u zhvillua. Marrëdhënia përfundoi në vitin 2004, duke shkaktuar bujë në mbarë botën. Pas dasmës së tyre në vitin 2022 ata u panë bashkë gjatë muajit të mjaltit në Evropë, por tashmë gjithçka duket se tregon se gjërat po ftohen mes tyre. Prej disa javësh çifti ka qenë në qendër të mediave, pasi ylli i ‘Batman’ nuk jeton në të njëjtën shtëpi me gruan e tij, vendim që thuhet se e morën për të rinovuar martesën e tyre.