Health & Beauty Lifestyle

Mënyrat natyrale për të pastruar trupin në pranverë!

Në pranverë sistemi imunitar është akoma i dobët, kështu që kini parasysh të përfshini në dietë vitaminën C. Konsumoni kastravecë, karota, domate, ananas, mollë, kungull, selino, qepë të njoma dhe të gjitha frutat dhe perimet e gjelbra.

Fillojeni ditën me një filxhan çaj bimor. Nenexhiku, xhenxhefili ose kamomili janë mënyra më e mirë për ta pastruar trupin nga toksinat, për të ndihmuar në rënien në peshë, por edhe për të rritur nivelin e energjisë. Uji me limon është një tjetër alternativë e mirë për mëngjes.

Përgatitini vetë lëngjet e frutave. Lëngjet e përgatitura në shtëpi kanë veti fantastike pastrimi të organizmit. Disa nga përbërësit më të mirë për të shtuar në lëngje janë molla jeshile, majdanozi, avokado, lakra jeshile, zarzavatet e verdha, spinaqi dhe rrushi. Pini më shumë ujë, të paktën për dy javë. Pirja e ujit ndihmon për të pastruar organizmin dhe ndihmon tretjen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në fillim të pranverës.

Sallata duhet të jetë në krye të menusë së pranverës. Testo me fruta dhe perime në sallatë, të stinës dhe të gjalla, shto edhe fara soje ose fara të tjera që ndihmojnë pastrimin. Po ashtu, edhe një sasi e vogël lëng limoni mbi sallatë bashkë me disa fara liri ia shton vlerat ushqyese.

Mbi të gjitha, duhet të kesh kujdes që të mos hash duke pasur përballë televizorin, telefonin, laptopin etj. Përtype mirë të gjithë ushqimin në çdo kafshatë. Kjo do të të ndihmojë për të absorbuar të gjitha vlerat ushqimore nga ushqimi dhe do t’i japë stomakut kohë të mjaftueshme për t’i dhënë sinjal trurit se ndihet i ngopur.