Bota

Merret vendimi për një nga personat e akuzuar për vdekjen e reperit Mac Miller!

Ai ishte një ndër reperët më premtues të industrisë së muzikës i cili u nda nga jeta pas një mbidoze në shtator të vitit 2018. Malcolm James McCormick, apo siç njihej në botën e artit Mac Miller, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ekspertiza bëri të ditur se artisti humbi jetën pas përzierjesh së disa substancave narkotike si fetanol, kokainë dhe etanol.

Një nga personat që furnizoi Mac Millerin me pilulat me fentanol që çuan në mbidozën e tij është dënuar me 10 vjet e 11 muaj burg. Ryan Reavis, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të rëndë të shpërndarjes së fentanolit, ishte një nga tre të akuzuarit për mbidozën fatale të reperit në shtator të 2018. Sipas ‘Rolling Stone’, 39-vjeçari kërkoi një dënim 5-vjeçar, duke pretenduar se ai ishte thjesht një ndërmjetës dhe nuk e kishte idenë se pilulat që ai furnizonte ishin me substancë.

Përpara se gjyqtari të jepte dënimin e Reavis të hënën ditën e djeshme, nëna e Miller, Karen Meyers, iu drejtua gjykatës duke kujtuar të birin. Ajo u shpreh:

Jeta ime u errësua në momentin që Malcolm u largua nga bota e tij. Malcolm ishte personi im, më shumë se një djalë. Kishim një lidhje të thellë, të veçantë dhe të pazëvendësueshme. Ne flisnim pothuajse çdo ditë për gjithçka, jetën, planet, muzikën, ëndrrat e tij. Ai nuk do të merrte kurrë me vetëdije një pilulë me fentanol. Ai donte të jetonte dhe ishte i emocionuar për të ardhmen. Plaga në zemrën time do të jetë gjithmonë aty.

Reavis u arrestua në shtator të vitit 2019 pasi policët bastisën shtëpinë e tij në Liqenin Havasu dhe gjetën një bllok me receta të mjekut, pilula të paspecifikuara të disponueshme vetëm me recetë, mjete droge dhe një sasi të madhe marijuane. Reavis u deklarua fajtor në nëntor 2021, ndërsa Stephen Walter, i cili gjithashtu u akuzua për një akuzë të rëndë të shpërndarjes së fentanolit, gjithashtu u deklarua fajtor, por ende nuk është dënuar. Ndërkohë, çështja për të tretin që gjithashtu është i akuzuar për rastin, Cameron Pettit, është ende duke vazhduar.