Lifestyle Love & Sex

Meshkujt e bënë zgjedhjen e tyre për partneren ideale, midis një trupi seksi dhe një fytyrë tërheqëse ja çfarë zgjedhin ata!

Së fundmi studiuesit amerikanë shpikën një studim i cili analizoi se si njerëzit lënë një karakteristik të partnerit, duke u tërhequr më shumë pas një karakteristike tjetër që mund të ketë. Meshkujt të cilëve iu dha shansi për të ‘modeluar’ partnerin e tyre perfekt për një lidhje afatgjatë, një shumicë dërrmuese zgjodhën një fytyrë tërheqëse mbi një trup tërheqës. Burrat që krijuan partneren e tyre për një lidhje afatshkurtër zgjodhën një trup seksi mbi një fytyrë tërheqëse.

Në studim ishin 250 pjesëmarrës meshkuj. Ata kishin për detyrë të imagjinonin se ishin beqarë dhe të krijonin partneren e tyre ideale të seksit të kundërt. Secili vullnetar u prezantua me një listë të tipareve fizike dhe gjysma tjetër e lidhur me trupin. Më pas, pjesëmarrësve iu kërkua që të jepnin secilën prej këtyre tipareve një vlerësim nga 0 në 10 në varësi të asaj që vlerësonin më shumë. Dhënia e një rezultati të plotë prej 10 pikësh për çdo tipar, ishte e pamundur pasi kishte vetëm pikë të kufizuara në dispozicion për secilin pjesëmarrës.

Pavarësisht nëse është një marrëdhënie afatshkurtër apo afatgjatë, vullnetarët meshkuj i jepnin përparësi një fytyre tërheqëse mbi një trup tërheqës. Skenari i vetëm në të cilin trupi triumfoi mbi fytyrën, ishte kur pjesëmarrësve meshkuj u ishte caktuar një buxhet më i vogël pikësh dhe iu kërkua të krijonin partnerin perfekt për një periudhë afatshkurtër. Burrat me më shumë pikë zgjodhën një fytyrë tërheqëse edhe për marrëdhëniet afatshkurtra.

Studiuesit besojnë se kjo sjellje tek burrat që kërkojnë marrëdhënie afatgjata reflekton se si ne gjykojmë nënndërgjegjeshëm potencialin riprodhues afatgjatë të një femre. Potenciali riprodhues afatgjatë i një femre mund të komunikohet më mirë përmes tipareve të fytyrës që përfshin mimikën dhe lëkurën pas plakjes. Kjo, pretendojnë studiuesit, është arsyeja pse burrat preferojnë një femër më tërheqëse për marrëdhëniet afatgjata.