Celebrities Gossip Showbiz

Mësoni sa paguhet Selena Gomez vetëm me një postim në Instagram!

Selena Gomez është aktore, këngëtare, gjithashtu edhe shumë e pasur. Artistja ka punuar që kur ishte fëmijë, ajo luante në filma dhe regjistronte CD. Me 423 milionë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram, postimet e yllit të muzikës, sigurisht të sponsorizuara i shtojnë asaj shumë para në llogarinë bankare. Sipas listës vjetore të të pasurve në Instagram, Selena merr rreth 1,468,000 dollarë për çdo postim marketing.

Ndërkaq po përflitet se këngëtarja e njohur është në një lidhje me këngëtarin Zayn Malik. Deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nga artistët por së fundmi Gomez është parë me një grua që është shumë e afërt me Zayn. Këngëtarja e “Fetish” u pa duke ecur pranë asistentes personale të Zayn, Taryn Zimmerman, në New York.

Kjo vjen vetëm disa ditë përpara se ylli i “Only Murders In The Building” të shihej në një takim sekret me Malik. Kujtojmë se në vitin 2013, Selena-s iu kërkua të tregonte se cilin anëtar të One Direction do të zgjidhte për një puthje. Përgjigja e saj? “Zayn,” tha ajo duke qeshur. Në të njëjtin vit, ajo e quajti atë anëtarin e saj të preferuar të grupit të djemve, duke i thënë Capital FM se kjo ndodh sepse ai është i lezetshëm.