Celebrities

Metallica dhuron këtë shumë parash për personat që u preken nga uragani në SHBA!

Fondacioni “All Within My Hands” i grupit legjendar Metallica do të japë 150,000 dollarë ndihmë financiare për tre organizata për të ofruar ndihmë për banorët e zonave të prekura nga moti i keq në SHBA. Dy organizatat e para që marrin 50,000 dollarë secila janë Team Rubicon dhe Direct Relief. Fondet do të ndihmojnë përpjekjet për rikuperim nga shkatërrimi i shkaktuar nga stuhitë e forta dhe tornadot që përfshiu Misisipi dhe Alabama në mbrëmjen e 24 marsit 2023.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, ka pasur raporte për 20 tornado që përfshiu të dy shtetet atë ditë. Më 26 mars, një tornado goditi LaGrange, Gjeorgji duke shkaktuar disa viktima. Banorët kanë humbur thuajse gjithçka dhe në shumë zona janë prishur banesat, janë përmbytur bizneset ndërsa dëmi pritet të marrë muaj për t’u riparuar.

Është e vetmja organizatë jofitimprurëse që ofron këtë lloj shërbimi, duke i lejuar banorët të gjejnë akses në burimet jetike. Direct Relief dërgon furnizime në Shoqatat e Kujdesit Parësor të Mississippi dhe Alabama për të mbështetur kujdesin mjekësor urgjent. Organizata e tretë që merr 50,000 nga fondacioni “All Within My Hands” është Fondi i Ndihmës për Uraganët në Monterey, Kaliforni.

Ndërkaq, teksa ende pritet për një konfirmim zyrtar burime të shumta kanë bërë të ditur për Variety se grupi i njohur Metallica, Guns N’ Roses, Ozzy Osbourne, AC/DC, Tool dhe Iron Maiden do të zhvillojnë një festival të ri të quajtur “Power Trip” nga themeluesit e Coachella Goldenvoice. Burimet thonë se festivali do të zhvillohet në bazën e Coachella-s, Empire Polo Field në Indio, Kaliforni, në muajin tetor. 

Grupi legjendar i rock-ut ka njoftuar së fundmi se shumë shpejt do të nxjerrë në treg albumin e ri. Ndërkohë, publikuan një nga këngët e reja të këtij albumi, të titulluar “Lux Aeterna”. Albumi i quajtur “72 Seasons” do të publikohet në 23 prill të vitit të ardhshëm. Ky do të jetë albumi i 12 i Metallica, që do të ketë 12 këngë, me 77 minuta në total. Albumi i fundit i grupit ka qenë ai i vitit 2016, i titulluar “Hardwired…To Self-Destruct”.