Showbiz

Miley Cyrus dhuron spektakël në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë

Ajo ishte një ndër të ftuarat speciale të Dukagjin Lipës për vitin e dytë të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, të ardhurat e të cilit shkojnë për bamirësi.

Ndër emrat e njohur të muzikës shqiptare dhe të huaj ishte edhe Miley Cyrus e cila ishte surpriza e mbrëmjes.

Këngëtarja, e cila vjen për herë të parë në Kosovë, dhuroi performanca të jashtëzakonshme të disa prej hiteve të saj duke argëtuar pa masë publikun.

Miley performoi në natën e parë të koncertit por të tjerë artistë të talentuar priten të ngjiten në skenën madhështore të “Sunny Hill” më datë 3 dhe 4 gusht.