Food & Drink Health & Beauty

Mjafton të qeshni me të madhe dhe të pini një gotë ujë, jua tregojmë ne benefitin!

Për qetësim, lirim nga tensioni, përtëritje të energjisë dhe forcës së domosdoshme mjafton që të qeshni, të pini një gotë ujë dhe të mbyllni sytë. Vetëm pas disa minutave do të shfaqet e qeshura e vërtetë e cila do të lirojë hormonin e lumturisë në tërë organizmin. Provojeni dhe pas gjithë kësaj do të ndiheni më mirë. Kur jeni të shqetësuar, pini një gotë ujë jo shumë të ftohtë. Në këtë mënyrë aktivizohet pjesa e sistemit nervor, funksioni i së cilës është për qetësim dhe relaksim. Njëkohësisht, bëni gati në formë banje, apo në ndonjë mënyrë tjetër, vajra eterikë të borzilokut, livandës.

Kjo është me rëndësi, sepse shqisat tona të aromave janë të lidhura drejtpërdrejt me qendrën e ndjenjave në tru. Pushoni sytë kurdo që janë të lodhur. Relaksimi i syve teksa punoni në kompjuter është, shikimi në një pikë imagjinare në distancë. Rrotulloni lehtë sytë majtas-djathtas dhe lart-poshtë, së paku për 5 minuta.

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut janë dy prej sëmundjeve që rrezikojnë më shumë jetën e shqiptarëve. Të dyja këto sëmundje janë pjesë e sindromës metabolike, siç ndodh edhe për sëmundjet e zemrës dhe obezitetin. Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, tensioni i lartë i lartë i gjakut që futet tek sëmundjet kardiovaskulare bashkë me diabetin janë dy sëmundjet prej të cilave shqiptarët vuajnë më shumë.

Sipas këtyre të dhënave, janë rreth 250 mijë pacientë që rimbursohen për barnat që marrin për tensionin e lartë, e më pas vjen sëmundja e diabetit me rreth 70 mijë persona që rezultojnë në listën e barnave të rimbursueshme për diabetin. Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut kanë shumë shkaktarë dhe faktorë rreziku të përbashkët. Studimet thonë se diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut mund të shfaqen së bashku në organizmin e njeriut dhe kanë shumë faktorë të përbashkët.