Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.
Së fundmi Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre. Dihet që bukuroshja e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dhe ajo ka pranuar se është.
Postimi më i fundit i Morenës na ka shtuar dyshimet se mund të jetë zhvendosur për të jetuar në Dubai (ndoshta partneri i saj mund të jetë atje) pasi teksa ka treguar se ndodhet në Dubai krahas ka shkruar: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”.
Epo duket se gjërat po bëhen serioze mes tyre…
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/02/WhatsApp-Image-2023-02-02-at-4.15.26-PM.jpeg)
Para pak kohësh Morena ka habitur me një postim në Instastory, teksa ka publikuar një video të një nëne me fëmijën e saj e duket se kjo e ka emocionuar shumë bukuroshen, pasi ka shprehur edhe dëshirën e saj për të pasur një fëmijë, dëshirë të cilën nuk e ka shprehur kurrë më parë.