Celebrities Gossip Music Showbiz

Bashkëpunimi më i papritur mes Bardhit, Nora Istrefit dhe Shkurte Gashit arrin suksesin e rradhës!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Së fundmi 3 artistë shumë të pëlqyer nga publiku kanë bashkuar forcat dhe kanë publikuar një projekt të ri muzikor dhe ata janë Bardhi, Nora Istrefi dhe Shkurte Gashi. Kënga  e re titullohet “Mama’ dhe arriti të bëhej hit ende pa u publikuar, pasi një pjesëz nga dueti i tyre arriti plot 2 mijë video të rikrijuara në platformën TikTok, që ditëve të sotme po bëhet me të vërtetë një matës shumë i mirë suksesi. E duket se sukseset e këtij bashkëpunimi vazhdojnë, pasi vetëm brenda 9 ditëve pas publikimit kënga ka arritur të kalojë 5 milion klikime në platformën YouTube.

Që prej momentit që një dyshe e suksesshme si Majk dhe Bardhi na zbuluan se do të vijnë me një bashkëpunim lajmi u bë shumë viral për vetë faktin se treguan gjithashtu se protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella. ‘Ama’ e dy reperëve në 1 muaj nga publikimi ka arritur 10 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të këtij fillim sezoni veror.