Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Jasmina konformoi lidhjen e saj me Ardian Bujupin?!

Besojmë të gjithë e mbani mend Jasmin Kadriun, ish-konkurrenten e “Për’puthen”, e njohur për lidhjen e saj shumë të përfolur me Andi Artanin që nuk përfundoi dhe aq mirë. Megjithatë, bukuroshja ende vazhdon të jetë mjaft e komentuar në rrjete sociale.

Së fundmi, Jasmin ka qenë protagoniste në videoklipin e fundit të artistit Ardian Bujupi, që pritet të publikohet në fillim të muajit të ardhshëm. Kjo nuk ka kaluar pa u komentuar kudo në rrjet, për shkak të afërsisë që ata tregonin në klip. Dhe këtu nuk po flasim vetëm gjatë xhirimeve, por edhe jashtë tyre.

Shumë kanë aluduar se mes dyshes mund të ketë diçka më shumë se thjesht miqësi. Disa foto e video ku duket qartazi afrimiteti mes tyre na bën të dyshojmë se ndoshta ka diçka më shumë, ose thjesht Ardiani di ta marketojë më së miri këngën e re.

Nga ana tjetër, së fundmi ka qenë vetë Jasmina që ka reaguar më në fund lidhur me këtë çështje. Në një intervistë që ka dhënë për mediat në Kosovë, Jasmina nuk ka mohuar se mes tyre ka diçka. Ajo refuzoi të jepte një përgjigje konkrete për raportin mes tyre duke shtuar dyshimet se janë bashkë, duke u shprehur se:

Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam pasur të detyrueshme që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbaj private dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka pasur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara.

Ndërkohë, vitin e kaluar, këngëtari shënoi 10 vite karrierë dhe këtë fakt e lajmëroi edhe pak kohë më parë. Ai zbuloi se çfarë surprize i priste fansat e tij këtë përvjetor kaq të rëndësishëm. Artisti lajmëroi se do të sjellë një album të ri. Albumi quhet “10” dhe ka plot 10 projekte muzikore.