Auto & Moto Tech

Motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen, bashkëpunimi i ri midis Yamaha dhe Toyota!

Yamaha dhe Toyota po zhvillojnë një V8 me 455 kuaj fuqi që funksionon vetëm me hidrogjen. Disa kompani dhe prodhues makinash po punojnë në zhvillimin e zgjidhjeve alternative për motorët tradicionalë me djegie të brendshme.  Toyota, Subaru, Mazda dhe Yamaha kanë bashkuar forcat në një projekt kërkimor për të zhvilluar një motor që ka karakterin e një motori me djegie të brendshme, i cili punon me hidrogjen dhe lëshon kryesisht vetëm avuj uji. Kjo është arsyeja pse Toyota vendosi të porosisë një motor të ri V8 nga Yamaha, i cili bazohet në teknologjinë tradicionale të djegies, por që është ridizajnuar për hidrogjen.

Motori V8 zakonisht gjendet në Lexus LFZ. Versioni i Yamaha me hidrogjen i V8 2UR-GSE me pesë litra prodhon 455 kuaj/fuqi në 6800 rpm, që është vetëm pak më pak se versioni me benzinë që prodhon 472 kf. Dizajni i motorit me hidrogjen V8 nuk ndryshon shumë nga versioni me benzinë i motorit.

Sigurisht, ky është një motor demonstrues, për disa zgjidhje serioze, duhet të zgjidhen probleme serioze si rezervuarët mjaftueshëm të mëdhenj të hidrogjenit në automjete. Janë bërë rregullime në sistemin e injektimit, kokën e cilindrit dhe sistemin e shkarkimit. Ndryshimi më i madh është në këtë të fundit. Yamaha tregoi gjithashtu motorin 5.6 litra V8 (450 kf) në versionin me varkë.

Rikujtojmë, se Honda ka zbuluar baterinë e saj të karburantit të hidrogjenit të gjeneratës së ardhshme në një ekspozitë tregtare në Bruksel, Belgjikë. Ende në fazën e prototipit, kjo pajisje po zhvillohet për një gamë të gjerë aplikimesh, duke përfshirë për makinat elektrike me hidrogjen, për automjete komerciale dhe për makineri ndërtimi. Lista e prodhuesve të automjeteve që shpenzojnë kohë dhe para në teknologjinë e hidrogjenit është relativisht e shkurtër.